Milan kërkon të marrë një tjetër lojtar nga Real Madrid, kuqezinjtë në “pole position” për anësorin

Pas Teo Hernandez dhe Brahim Diaz, duket se Milan kërkon të shkëpusë një tjetër pjesë nga Real Madrid. Kuqezinjtë po mendojnë për Lukas Vazkez, i cili ka ngecur në vend me mundësinë e rinovimit të kontratës që i skadon në muajin qershor të këtij viti.

Ndaj, spanjolli do të jetë i lirë të zgjedhë një tjetër alternativë dhe kështu Milan është hedhur në sulm për të marrë një futbollist shumë me eksperiencë. 29-vjeçari është tipiku i një anësori, teksa në krahun e majtë të fushës mund të mbulojë të gjitha rolet. Mirëpo, Milani duhet të bëjë kujdes sepse për Vazkez nuk janë të vetmit në garë.

Për të në lojë është edhe Totenhem, Valencia e Sevilja, për të mos përmendur konkurrencën që “Djalli” mund të hasë nga Napoli. Ndaj, mbetet për t’u sa bindës do të jenë kuqezinjtë, megjithatë një kualifikim i mundshëm në Champions për sezonin e ardhshëm do t’i ndihmonte shumë. /VipSport.al/