Milan avancon për fantazistin, bonuset bindin për rinovim futbollistin titullar

Kanë qenë disi të komplikuara tratativat e Milan me Hakan Çalhanollu mbi çështjen e rinovimit të kontratës. Fantazisti turk nuk bindej nga shuma që drejtuesit kuqezinj i ofronin, megjithatë në ditët e fundit duket se palët janë më pranë marrëveshjes.

Ditën e djeshme, lojtari ka qenë në selinë kuqezi ku është njohur edhe njëherë me vullnetin e drejtuesve për ta pasur në ekip, ndërsa këta të fundit për ta kënqur nga ana financiare kanë vendosur disa bonuse që i përafrohen shumë asaj që Çalhanollu kërkon të përfitojë në fund të një sezoni.

Ndaj, në vazhdim mund të pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes dhe në këtë formë, trajneri Stefano Pioli do të vazhdojë të ketë në dispozicion një nga futbollistët e tij më të besuar. /VipSport.al/