Mesi dhe Ronaldo në një ekip, kjo është ëndrra amerikane për Bekam

Dejvid Bekam kërkon ta kthejë në një markë gjithnjë e më shumë prestigjioze Inter Majemin, klubin e MLS në Amerikë. Ish-futbollsti britanik, tashmë në rolin e pronarit të klubit thekson se ai kërkon të sjellë në skuadër lojtarë që shërbejnë, ndërsa nuk përjashton Mesin dhe Ronaldon, ndërkohë që aktualisht te Inter Majemi luajnë Matuidi dhe Higuain.

“Sigurisht, Mesi dhe Ronaldo janë lloji i futbollistëve që ne kërkojmë të sjellim këtu. Mendoj se fansat do ta vlerësonin shumë. Si drejtues ne duam lojtarë që që kërkojnë të fitojnë, ky është prioriteti ynë. Me Matuidi dhe Higuain që ne e ndjejmë se mund të shtojnë shkëlqimin e klubit.

Ne duam të sjellim emra të mëdhenj dhe ju përmendët Mesin dhe Ronaldon. Ata janë në majë prej 15 vitesh sepse punojnë shumë. Aleks Ferguson ishte një mjeshtër dhe ai nuk merrte gjithnjë më të mirët në botë. Nuk sillte gjithnjë top player, por merrte futbollistin e duhur për klubin. Këtu dua të bëj edhe unë me klubin tim”, u shpreh Bekam. /VipSport.al/