Menaxheri Aliaj: Rrahmani, denjësisht te Napoli, mund të bëhet edhe kapiten

Amir Rrahmani luan sezonin e tij të dytë në Itali dhe këtë vit në radhët e Napolit është duke treguar një formë mjaft të mirë.

Adrian Aliaj, menaxheri i lojtarit ka folur për sajtin “Si Inflate la Rete”, ku në lidhje me mbrojtësin kosovar ka pohuar se:  “E gjithë kjo më në fund po kthehet në rrugën e duhur, pasi mbrojtësi shtatlartë është duke magjepsur me paraqitjen e tij dhe nuk kam pasur kurrë dyshim te aftësitë e Rrahmanit. Ndoshta një ditë, ai mund të jetë edhe kapiten te Napoli”, – tha Adrian Aliaj, menaxheri që ka qenë një lojtar i spikatur edhe në radhët e Kombëtares sonë kuqezi.

Kujtojmë që vjet Rrahmani luaji me Veronën, ndërsa këtë sezon në radhët e skuadrës së Napolit, pikërisht në moshën 26-vjeçare që është edhe kulmi i karrierës për një futbollist.

E.S./Vipsport.al/