

Edi Martini është entuziast për 3 pikët dhe nuk dëshiron që të replikojë me trajnerin e skuadrës së Vllaznisë, Tomas Brdariç. Trajneri i durrsakëve, pas ndeshjes në “Gol pas goli” ka pohuar: “Ka të drejtën e tij, mëndimi i tij, ndoshta në minutat e fundit ngaqë u dogjëm me Kukësin që pësuam në fund, ishte edhe çështje besimi, që duhen me patjetër pikët. Kishte momente edhe që u dëmtuan lojtarët. Nuk mendoj që ishin simulime, mund të ketë pasur vonesa. Ishte ndeshje tejet nervoze, por jam i sigurt që të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe Shkodra nëse do të kishte qenë në avantazh”.
“Pjesa e parë foli për ne, edhe pse nuk jam i kënaqur te qarkullimi i topit. Kërkimi i pikëve të bën të dalësh jashtë vetes Kishim raste, Vllaznia nuk na vuri për asnjë moment në vështirësi. Dua t’i bëj komplimente Vllaznisë se luajti mirë dhe ishte në ekuilibër, nuk la hapësira, na duheshin patjetër pikët, se një humbje do na nxirte nga shinat. Ishte më shumë mendore, duhej qetësi, të adminsitronim golin e Bregut dhe fatmirësisht ia arritëm.”
“Është luftë e fortë, tashmë kush gabon më pak në ndeshje të dyta janë të rëndësishme. Si barazoi sot Partizani në Fier, janë të gjithë ekipet se lufta për fundin është e fortë, me përjashtim të Kastriotit e Kukësit që tani them nuk pretendojnë as për para e as për pas”.
“Patmë dy raste se ishte shtylla dhe Vllaznia doli me shumë forca në sulm e na vuri në vështirësi. Në fund kishim shumë raste që mund të mbyllnim ndeshjen, por gjithsesi jam i kënaqur me tri pikët , me luftën e karakterin në fushë”, – tha pas ndeshjes Edi Martini, trajneri i Teutës.
/Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Hapet dita e gjelbër, qeveria lëvron fondin për të përfunduar stadiumi i Kukësit
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi.
Disiplina / Obanor paguan çmendurinë ndaj Markut
Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor.
VIDEO / E nisi me Laçin, Mançester Siti ndali serinë rekord të Erling Haland
Gjithçka nisi me një penallti të.
Leave a Comment