Maqedonia e Veriut, rezultatet dhe renditja/ Ndalet Shkëndija e Tetovës, mundet Vardari, Shkupi fiton në transfertë

Janë luajtur sot takimet e javës së 21-të të kampionatit elitar në Maqedoninë e Veriut. Ndeshje interesante, ndërsa skuadrat me pretendime sot nuk kanë marrë rezultatet e pritshme. Kështu, Shkëndija e Tetovës ka barazuar në transfertë me Rabotniçkin.

Vardari është mundur 3-0 nga Renova, ndërsa Shkupi ka triumfuar në transfertë me Sileksin.

Ndërkohë që Shkëndija vazhdon kryesimin, rezultatet dhe renditja pas javës së 21-të janë si më poshtë në Maqedoninë e Veriut…

Rezultatet/Java e 21

Akademija Pandev-Makedonija Gp  0-0

Borec-Belasica                                    2-1

Rabotniçki – Shkëndija                       0-0

Renova-Vardar                                   3-0

Sileks-Shkupi                                      0-1

Struga-Pelister                                     0-1

E.S./Vipsport.al