Luftëtari gati, Batha: Do ta çojmë shpejt në elitë ku ka vendin, kemi merituar më shumë besim

Luftëtari është gati dhe pret fillimin e garës, ndërsa ka folur në “Rtshsport”, një nga lojtarët që është rikthyer është Eldar Batha. Ka luajtur në disa ekipe, në Kategorin e Dytë, dhe tashmë pas pesë sezoneve rikthehet te skuadra mëmë. “Unë kam dalë nga moshat e Luftëtarit dhe duke qenë se nuk kemi pasur hapësira në atë periudhë, kemi qenë në stol dhe kërkuam që të marim minuta, duke qenë se ishim të rinj dhe donim të luanim”.

“Fillimisht shkova në Devoll, luajta dhe sërish u riktheva te Luftëtari…”

“Skuadrën e gjetëm në elitë, kishte shumë lojtarë, qëndruam pak, unë dhe një grup djemsh nga Gjirokastra dhe vendosëm që të luanim në Kategorinë e Dytë në Përmet dhe në Këlcyrë. Mendoj që tashmë që jam rikthyer unë me shokët që kemi dal nga moshat ndihemi mirë për faktin se jemi shumë djem gjirokastrit dhe do ta tregojmë se e duam Luftëtarin dhe do ta çojmë këtë emër të madh të futbollit shqiptar, pse jo shumë shpejt edhe në elitë”, – tha Eldar Batha që luan si mesfushorë dhe tashmë është në kulmin e karrierës…

E.Saliu/Vipsport.al/