Liverpul-Lajpcig mbetet në fushë neutrale, UEFA e zyrtarizon në Hungari

Ndeshja e parë mes Lajpcig dhe Liverpul në Ligën e Kampionëve e përfunduar me rezultatin 0-2, u luajt në stadiumin Pushkash Arena të Hungarisë për shkak se anglezët nuk lejoheshin të futeshin në Gjermani si pasojë e COVID-19.

Mirëpo edhe ndeshja e kthimit është zyrtarizuar të luhet në fushë neutrale dhe sfida do të mbetet në Hungari. Kjo vjen si pasojë e rregullave të vendosura nga autoritet britanike të cilët kërkojnë që secili që futet në Angli të karantinohet për 10 ditë.

Diçka që pengon aktivitetin normal të botës së futbollit, e në këtë formë, UEFA i ka dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Kështu, stadiumin Pushkash Arena secila nga skuadrat do ta përdorin nga njëherë si shtëpinë e tyre dhe tashmë pas Lajpcig, i takon Liverpulit ta bëjë këtë. /VipSport.al/