Legjendat kujtohen gjithmonë, një rrugë në Tiranë tani mban emrin e Ali Memës

Ali Mema, një nga legjendat e futbollit të Tiranës e Shqipërisë, tani do të përkujtohet gjithmonë edhe nëpërmjet një rrugë që do të mbajë emrin e tij në liqenin e Farkës. Vendimi është marrë nga Bashkia e Tiranës në shenjë nderimi për këtë ikonë të futbolli kryeqytetas që u nda nga jeta pak kohë më parë.

“Ali Mema ishte mbi të gjitha qytetar, tirons i mirë, pastaj ishte edhe lojtar, trajner dhe sportist i shkëlqyer. Kam një kënaqësi shumë të madhe që rruga buzë liqenit të Farkës do të ketë emrin e të mrekullueshmit, të dashurit tonë, Ali Memës.

Ata që do e frekuentojnë këtë park do kenë mundësi t’u tregojnë fëmijëve të tyre historinë e Ali Memës, historinë e sportit shqiptar, që në ato vite bëhej në kushte të vështira. T’i kesh mbijetuar asaj kohe, kur politika sundonte edhe jetën sportive, dhe të kesh ruajtur dinjitetin tënd, duke frymëzuar breza të tërë, është diçka shumë e madhe. Uroj ta mbajmë me nder dhe ta kujtojmë gjithmonë emrin e Ali Memës”. ishin fjalët e kryebashkiakut Erjon Veliaj teksa prezantonte familjarët me pllakatin e rrugës që do të mbante emrin e legjendës. /vipsport.al/