

Kombëtarja e futsalës do të zbresë në parket mbrëmjen e sotme, teksa në orën 19:00 do të presë Danimarkën. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2022, ndërsa te kuqezinjtë ka optimizëm se mund t’ia dalin. Madje, jo vetëm në këtë takim, por edhe në ndeshjen e së nesërmes ndaj të njëjtit rival duke qenë se ndeshja do të luhet në Shqipëri dhe jo në Kopenhagen për shkak të COVID-19.
Lojtari i kuqezinjve, Azem Brahimi për fshf.org ka theksuar se ekipi kombëtar ka më shumë kualitet se kundërshtarët dhe mund t’i mposhtin.
“Për fat të mirë dy ndeshjet me Danimarkën i zhvillojmë në shtëpi. Shpresojmë dhe jemi shumë të motivuar që të marrim 6 pikë të plota. Atmosfera është shumë e mirë, skuadra është në formë dhe të gjithë presim rezultate pozitive.
Kundër Kroacisë dhe Ukrainës kemi pasur shumë mungesa, nuk kishim 5 lojtarë, por tani jem më të qetë, pasi jemi të kompletuar dhe po punojmë mirë. Danimarka nuk është aspak kundërshtar i dobët, ka nivel shumë të mirë, por mendoj që kombëtarja jonë ka më shumë kualitetet dhe mund t’i mposhtim. A do të shënoj sërish? Të shpresojmë shumë që të ndodhë kështu”, u shpreh Brahimi. /VipSport.al/
more recommended stories
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Martini: Fitore që na shton besimin për titullin, kam 20 lojtarë dhe luftojmë në dy frontet
Edi Martini është shfaqur entuziast pas.
Leave a Comment