Kuman: Jam më shumë se 100% krenar për lojtarët e mi, ishte sforco e pabesueshme

Barcelona ia doli mbanë të përmbyste Seviljen në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit, teksa në kohën e rregullt shënuan dy herë ndërsa në shtesë me Brethuejt erdhi goli vendimtar. Pas takimit, trajneri Ronald Kuman theksoi se ishte më shumë se 100% krenar për lojtarët e tij, ndërsa shtoi se ishte një sforco e pabesueshme.

“Jam më shumë se 100% krenar për lojtarët e mi. Mënyra se si luajmë ne është më e vështira, duke presionuar në çdo ndeshje, është një sforco e pabesueshme. Mënyra si e bëmë, duke luajtur edhe pa top është e pabesueshme. Jam krenar si kemi luajtur në këto javët e fundit.

Është një mentalitet që po e përmirësojmë. Çdo ndeshje që e luajmë pa publik është e keqe, në një mbrëmje si kjo do të kishte 90.000 persona, do të ishte diçka krejt tjetër”, u shpreh Kuman. /VipSport.al/