

Mohamed Salah mund ta shohë veten larg Liverpulit në fund të këtij sezoni. Zërat kanë qarkulluar prej kohësh, pasi futbollisti e di se për të interesohen emra si Barcelona, Real e Bajern, por janë shtuar pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Çelsit, kur ai u largua nga fusha e lojës në minutën e 61 të takimit nga trajneri Jurgen Klop.
Ky ishte zëvendësimi më i hershëm pa asnjë problem fizik te Liverpuli për egjiptianin dhe ai nuk e priti aspak mirë e dukej qartësisht që ishte shumë i nervozuar në pankinë ndërsa priste fundin e ndeshjes. Jurgen Klop, pas përfundimit të sfidës e cilësoi si diçka normale e pozitive nervozizmin e një futbollisti që zëvendësohej.
Por një minutë pas këtij zëvendësimi, menaxheri i egjiptianit, Rami Isa, postoi në Twitter një mesazh me vetëm një pikë. Për tifozët kjo qartësisht nënkuptonte se këtu aventura e Salah te Liverpuli kishte prekur fundin dhe se tashmë po mendohej e ardhmja e tij. Kontrata e Salah është deri në vitin 2023 dhe sigurisht që klubi duhet të mendohet që të marrë maksimumin nga një shitje e mundshme e futbollistit i cili për një periudhë kohë krahasohej edhe me emra si Mesi e Ronaldo. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Furtunë në “El Clacsico”, Mesi duke u dridhur ndërron bluzën
Ky “El Clasico: në Spanjë mes.
De Rosi tregon situatën me COVID-19: Mjekët thanë se po të mos vija…
Daniele De Rosi, ish-futbollisti i Romës.
VIDEO / Milanin e lë në baltë Ibrahimoviç, por në fund merr tre pikët
Milani ka marrë tre pikë shumë.
VIDEO / Lidsi i Bielsës mund me 10 lojtarë Sitin. Liverpuli më në fund fiton në shtëpi
Lidsi i Marcelo Bielsës ka bërë.
Leave a Comment