“Kimia” mes Diamantit dhe Berishës në Australi: Unë do të pasoj topin, mos më fol!

Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në Australi, atje ku kampionatin e ka bërë të tijin dhe në ndeshjen e fundit për ekipin e Uestern Junajtid, shënoi dy gola në fitoren 4-3 ndaj Melburn Viktori. Dy gola të cilat erdhën pas dy asisteve nga ish-mesfushori i kombëtares italiane, Alesio Diamanti.

Sulmuesi shqiptar tregon për Grandstand Football Podcast se lidhjen me Diamantin e ka të fortë dhe me të merret vesh shumë mirë në fushë.

“Lidhja jonë e të kuptuarit është në një nivel shumë të lartë. Një herë në stërvitje doja t’i shpjegoja atij diçka në lidhje me vrapim tim, por ai më tha: Bes të lutem ndalo! Mos fol shumë dhe vetëm shëno gola. Unë do të pasoj topin, mos më fol!”, u shpreh Berisha. /VipSport.al/