

Në ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, Grupi B, bie në sy transferta e vështirë që Flamurtari ka në Berat, ndaj vendasve të Tomorit. Këta të fundit, vijnë pas një humbje ndaj Pogradecit dhe do të kërkojnë të reagojnë, ndërsa vlonjatët nuk po arrijnë të ngjiten në klasifikim duke koleksionuar pesë humbje radhazi.
Sakaq, kryesuesit e Egnatias kanë një detyrë shtëpiake për të përmbushur, teksa presin Turbinën. Ekipi i drejtuar nga ana e të besuarve të Gugash Magani duket në rrugën e drejtë për t’u rikthyer në elitë pasi është shkëputur me shtatë pikë nga ndjekësit më të afërt dhe kërkojnë të evitojnë çdo hap fals, sidomos në shtëpi. Nga ana tjetër, me 14 pikë në vendin e gjashtë, Turbina duket në një pozicion komod.
Ndërkaq, ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Elbasanit dhe Pogradecit. Dy skuadrat vijnë në formë të kundërt, teksa vendasit mbeten ekipi më i dobët i kampionatit me 0 fitore, ndërsa liqenorët falë tre fitoreve dhe një barazimi në pesë ndeshjet e fundit, janë ngjitur në klasifikim dhe janë favoritë për të vazhduar serinë pozitive. /VipSport.al/
Ndeshjet:
13:30 Elbasani-Pogradeci
13:30 Egnatia-Turbina
13:30 Tomori-Flamurtari
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Xhaferi: E kaluam krizën, të motivuar si asnjëherë më parë
Vllaznia është në finalen e Kupës.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Dede: Vllaznia ka gabuar shumë pak në merkato. Më bën çudi si nuk imponohet Laçi
Nevil Dede i ka dhënë merita.
Leave a Comment