

Dinamo ka pësuar një humbje të rëndë në ditën e sotme të Kategorisë së Parë të Grupit A. Blutë e kryeqytetit u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Vora, teksa një ndeshje shumë të luftuar nga skuadrat, zgjidhja i dha vetëm goli i Tavanit në minutën e 88. Minutat e mbetura nuk i lanë dinamovitët të reagonin, e në këtë formë për ta erdhi humbja e dytë sezonale.
Një disfatë që rëndon për të besuarit e trajnerit Olsi Uku, pasi tashmë mbeten në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Burreli kryeson me 28 pikë dhe do të ketë mundësinë për ta thelluar edhe më tej avantazhin. Sa i përket Vorës, ata ngjiten në vendin e pestë me 14 pikë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Veleçiku mposhti në shtëpi me rezultatin 1-0, Orikun. Vendimtar ishte goli i Begës me penallti në minutën e 31. Pas këtij rezultati, koplikasit mbeten në vendin e nëntë, por barazojnë me pikë Partizanin B duke rihapur garën për mbijetesë, pasi edhe orikasit janë vetëm me 11 pikë./VipSport.al/
Ndeshjet:
Vora-Dinamo 1-0
Shënues: 88’Tavani
Veleçiku-Oriku 1-0
Shënues: 31’Bega pen.
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Hapet dita e gjelbër, qeveria lëvron fondin për të përfunduar stadiumi i Kukësit
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi.
Disiplina / Obanor paguan çmendurinë ndaj Markut
Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor.
VIDEO / E nisi me Laçin, Mançester Siti ndali serinë rekord të Erling Haland
Gjithçka nisi me një penallti të.
Leave a Comment