

Në ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, Dinamo do të kërkojë të rikthehet në krye të Grupit A teksa luan ndaj Vorës në kompleksin Internacional. Blutë vijnë pas dy fitoreve radhazi, e fundit ndaj Veleçikut ku edhe debutoi trajneri i ri, Olsi Uku.
Tashmë, pritet vazhdimësia pasi Burreli po tregohet një “kockë e fortë”, në garën për kreun. Ndërkaq, Veleçiku do të presë në shtëpi Orikun.
Vendasit janë të fundit në klasifikim dhe rrezikojnë rënien një kategori më poshtë, ndaj pikët janë jetike për Veleçikun që në shtëpi ka treguar edhe performaca të mira. Nga ana tjetër, orikasit janë në vendin e gjashtë me 11 pikë të grumbulluara, ndërsa vijnë pas dy humbjeve radhazi. /VipSport.al/
Ndeshjet:
13:30 Vora-Dinamo
13:30 Veleçiku-Oriku
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Hapet dita e gjelbër, qeveria lëvron fondin për të përfunduar stadiumi i Kukësit
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi.
Disiplina / Obanor paguan çmendurinë ndaj Markut
Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor.
VIDEO / E nisi me Laçin, Mançester Siti ndali serinë rekord të Erling Haland
Gjithçka nisi me një penallti të.
Leave a Comment