

Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme në ditën e sotme të Kategorisë së Parë në Grupin A. Blutë mposhtën jo pa vështirësi në shtëpi, Veleçikun. Goli vendimtar i takimit erdhi vetëm në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 72 falë Da Silvës. Në vazhdim, Dinamo ruajti avantazhin dhe mori suksesin e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Olsi Uku, ndërsa tashmë kryeqytetasit janë edhe në vendin e parë të renditjes, me 26 pikë, një më shumë se Burreli ndjekës. Nga ana tjetër, po për Grupin A, Erzeni mposhti me rezultatin 2-0 Vorën. Shijakasit ngjiten në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e gjashtë me 11 pikë.
Ndërkohë, në Grupin B, kryesuesit e Egnatias janë rikthyer te suksesi teksa kanë mposhtur në transfertë, Flamurtarin me rezultatin 1-2. Golat për ekipin e trajnerit Gugash Magani, i realizoi Shtubina në minutën e gjashtë dhe Eler Silva në të 48-tën, ndërsa për vlonjatët vetëm në fund rrugën e rrjetës e gjeti Aliaj. Rrogozhinasit vazhdojnë kështu të qetë kryesimin me 26 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet me shtatë pikë.
Sakaq, edhe Lushnja është rikthyer te fitorja. Lagunarët përfituan nga Elbasani dhe e mposhtën me shifrat 3-1. Tashmë, ekipi i Ilir Gjylës është ne vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Elbasani mbetet në kuotën e zero pikëve. Ndërkaq, në ndeshjet e tjera, Pogradeci mposhti minimalisht 1-0 Tomorin, ndërsa Besa barazoi 0-0 në transfertë me Turbinën. /VipSport.al/
Ndeshjet, Kategoria e Parë, Grupi A:
Dinamo-Veleçiku 1-0
Erzeni-Vora 2-0
Kategoria e Parë, Grupi B:
Lushnja-Elbasani 3-1
Flamurtari-Egnatia 1-2
Pogradeci-Tomori 1-0
Turbina-Besa 0-0
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të mediave sportive.
Hapet dita e gjelbër, qeveria lëvron fondin për të përfunduar stadiumi i Kukësit
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi.
Disiplina / Obanor paguan çmendurinë ndaj Markut
Gjesti i pakuptimtë i Erhun Obanor.
VIDEO / E nisi me Laçin, Mançester Siti ndali serinë rekord të Erling Haland
Gjithçka nisi me një penallti të.
Leave a Comment