Kategoria e Parë, A/ Burreli fiton dhe rikthehet në krye, ndalet Korabi

Edhe pse ka vuajtur, Burreli ia doli të merrte maksimumin nga sfida shtëpiake me Besëlidhjen në Grupin A të Kategorisë së Parë. Matjanët triumfuam me rezultatin e ngushtë 1-0, teksa golin vendimtar e realizoi Danaj në minutën e 82.

Gol ky që i rikthen të besuarit e trajnerit Samuel Nikaj në krye të klasifikimit me 28 pikë, dy më shumë se Dinamo, edhe pse në llogari kanë një ndeshje më pak se blutë kryeqytetas. Ndërkohë, në sfidën tjetër të Grupit A, Korabi bën një tjetër hap fals dhe ndalet në shtëpi nga Partizani B.

Dibranët nuk shkuan më se barazimi 1-1, teksa fillimisht e panë vetën në disavantazh me golin e Bërdufit në minutën e 22, ndërsa pesë minuta më pas barazuan falë një penalltie të Skukës. Pas këtij barazimi, Korabi mbetet në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Partizani B është në kuotën e 10 pikëve në pozicionin e tetë. /VipSport.al/

Ndeshjet:

Burreli-Besëlidhja 1-0

Korabi-Partizani B 1-1