Kategoria e Parë, A/ Burreli duhet të “kopjojë” Dinamon, Korabi pret Partizanin B

Në ditën e sotme të Kategorisë së Parë, Grupi A, Burreli pret në shtëpi Besëlidhjen. Një sfidë e sikletshme për matjanët, megjithatë të besuarit e trajnerit Samuel Nikaj duhet të marrin maksimumin për t’iu kundërpërgjigjur Dinamos që falë fitores së djeshme ka marrë kryesimin me një pikë më shumë.

Në këtë formë, Burreli nuk mund të humbasë shansin për të bërë preeion ndaj Dinamos, teksa objektivi për ta tashmë është i qartë, pjesëmarrja në elitë për sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Korabi pret në shtëpi Partizanin B. Dibranët vijnë pas barazimit me Vorën dhe kanë lënë disa pikë të rëndësishme në garën e kreut, megjithatë mbeten aty, gjashtë pikë larg Dinamos e pesë pikë larg Burrelit.

Një trepikësh sot, do t’i afronte edhe ata në garë, ndërsa nga ana tjetër Partizani B vjen pas disfatës së fundit me Burrelin, ndaj do të provojnë të reagojnë dhe të bëjnë mirë në një transfertë që nuk është e lehtë. /VipSport.al/

Ndeshjet:

13:30 Burreli-Besëlidhja

13:30 Korabi-Partizani B