Kategoria e Dytë/ Bulqiza vazhdon të surprizojë, “zhyt” Mirditën në fund

U luajt sot ndeshja e fundit për Grupin A të Kategorisë së Dytë, mes Bulqizës si dhe Mirditës, në fakt janë dy ekipe pa shumë experience në këtë kampionat, por që duket se “minatorët” e Bulqizës janë surprizë këtë sezozn, duke marrë rezultate positive edhe në saj të lojërave të mira.

Kanë fituar 4-1 ndaj mirditorëve dhe tri gola janë shënuar nga Balliu te skuadra “vendase”, ndërsa Lika ka shënuar golin e katërt. Ndërkohë që golin e nderit e ka shënuar për ekipin e Mirditës, mesfushori Gjoci që barazoi rezultatin, por më pas u treguan të papërmbajtshëm “vendasit”.

Me këtë fitore, Buliqiza tregon se synon jo thjesht mbijetesën, por një vend nderi në Grupin A të Kategorisë së Dytë…

E.S./Vipsport.al/