Kante zbulon ofertën nga PSG: Nuk doja sepse isha i lumtur te Çelsi

Ngolo Kante, është rikthyer të jetë i rëndësishëm për Çelsin sidomos pasi ekipin e ka marrë trajneri Tomas Tuhel. Tekniku gjerman po ia del të marrë më të mirën nga mesfushori dhe mesa duket ka qenë një admirues i fshehtë i francezit. Kjo sepse, Kante ka zbuluar së fundmi se më parë ka pasur interesim nga PSG, pikërisht kur ekipi drejtohej nga Tuhel.

“E kam ditur që në të kaluarën ka pasur kontakte me PSG kur Tuhel ishte trajner aty, por nuk kam dashur të shkoj sepse isha i lumtur te Çelsi. Por, nuk kam folur asnjëherë me Tuhel për këtë.

Tani jam mirë, luaj në një rol që më pëlqen dhe që e kam rizbuluar këtu si dhe te Leister e në kombëtare. Nuk është vetëm mënyra më e mirë e të luajturit për mua, por është edhe ajo që i shërben më shumë skuadrës”, u shpreh Tuhel. /VipSport.al/