Ka luajtur me Laçin e Kukësin, por Teqja sheh Partizanin kampion: Në Kupë dua të luaj kundër Mbapesë

Olsi Teqja la Shqipërinë për t’u bashkuar me ekipin e As Buvo, në Ligën e dytë franceze. Në një intervistë për “Sport Time”, Olsi Teqja foli për ecurinë e ekipit në Kupë. Buvo është kualifikuar për në fazën e 1/16-tave, teksa do përballet sonte me Bëulonj. I pyetur për Mbapenë, nëse ata ecin shumë në këtë kompeticion dhe do të kenë ndeshje së bashku, Teqja tha se do e mbante si Souvenier.

“Këtu ishin kushtet shumë të mira.  Kemi kaluar shumë ture në Kupën e Francës. Ne kemi ndeshje shumë të rëndësishme para. Jemi ekipi surprizë. Kur luan në fushën kundërshtare, nuk je shumë i favorizuar.  Kam besim se mund të kalojmë. Kam besim se do jetë historike për klubin. Mbape-në do e mbaja si Souvenier.Problem ka qënë gjuha”.

Olsi Teqja që ka luajtur në shumë klube në vendin tonë, analizon edhe cilësinë e kampionatit dhe flet për garën e titullit: “Në Shqipëri nuk ka cilësi, por rivalitet. Ekipet më të mira janë Partizani dhe Laçi. Ama, për kampion e shikoj të favorizuar Partizanin”, – tha Olsi Teqja, qenë Superiore ka luajtur në shumë ekipe, mes tyre Kastrioti, Apolonia, Bylisi, Laçi, Kukësi, Kamza, Tirana…por edhe Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

E.S./Vipsport.al/