Juventusi humb pjesët në javën vendimtare, një titullar zyrtarizohet me COVID-19

Nuk kanë fund telashet për Juventusin. Andrea Pirlo humb një titullar në momentin më të delikat të sezonit për shkak të COVID-19. Në klubi kishte pasur infektime në ditët e kaluara por gjithmonë mes pjesëtarëve të stafit e jo mes lojtarëve.

Por sot, Juventusi konfirmoi e një prej futbollistëve kishte filluar izolimin pasi rezultoi pozitiv ndaj virusit. Rodrigo Bentankur, një titullar për Pirlon i cili i ka besuar atij një rol të rëndësishëm në mesfushë, do të mungojë në ndeshjet e radhës pasi ka dalë pozitiv në testet e fundit që ka kryer klubi.

“Në kontrollet e parashikuara nga rregullorja ka dalë pozitiviteti i Rodrigo Bentankur. Futbollisti është në izolim dhe asimptomatik. Klubi është në kontakt me autoritetet shëndetësore për të vënë në zbatim protokollet e parashikuara që të mundësohet zhvillimi i stërvitjeve dhe ndeshjeve të skuadrës”, shkruhej në komunikatën e Juventusi.

Kështu, uruguaiani do të mungojë në sfidat delikate të ditëve në vazhdim, duke filluara nga ajo me Lacion e për të vazhduar me atë kundër Portos në Ligën e Kampioneve. /vipsport.al/