Jupi: Tani Vllaznia nuk po bën gjëra të jashtëzakonshme, nuk ka aleanca

Redi Jupi ka analizuar rënien e Vllaznisë në këto javë të fubdit, teksa në emisionin Proçes Sportiv, theksoi se tashmë shkodranët nuk po bëjnë gjëra ta jashtëzakonshme si në fillim. Sipas Jupit, ekipi ka rënie të entuziazmit, ritmi dhe intensiteti në një ndeshjes, ndërkoë që përjashton mundësitë që të ketë aleanca në kampionat.

“Ka dy faktorë për rënien e Vllaznisë. Në njërin krahë është vetë Vllaznia. Deri përpara 5 javësh po bënte gjëra të jashtëzakonshme dhe nuk mund të bësh gjëra të jashtëzakonshme për një kohë të gjatë. Po i merrte më të mirën skuadrës së vetë, po i merrnin 120%. Tani po shohim portierin që është në pikëpyetje, po shohim mbrojtësit e krahut që nuk kanë shkëlqimin e dikurshëm dhe mbrojtësit e qendrës që tani e kanë edhe ndonjë mangësi. Nuk kanë lidhje pikët, edhe po të ishte 9 pikë larg tani Vllaznia, nuk do të kishte ndonjë problem të madh.

Unë shoh ndryshimin te entuziazmi, te ritmi, te intensiteti gjatë ndeshjes për mënyrën sesi po luajnë. Faktori tjetër është që po rriten edhe shumë skuadrat rivale, kjo po sjellë mbylljen e diferencave dhe hapjen e kampionatit. Vllazninë unë e shoh më poshtë se Laçi dhe Partizani në këto momente që flasim. E shoh të vështirë që Vllaznia të mbaj 3-4 vëndet e para. Aleanca kundër? Jo nuk ka asnjë deri tani, të jeni të sigurtë për këtë. Jemi në një fazë të kampionatit që vetëm për aleanca nuk duhet të flasim. Të gjitha ekipet kanë interesat e tyre për të fituar. Përse do të themi tani se Tirana fitoi kundër Vllaznisë që të afrohej Partizani për vendin e parë?”, u shpreh Jupi. /VipSport.al/