Jemini: Arbitrat duken sikur po shkojnë në luftë. Më gjeni një vend në planet që vepron si Shqipëria

Lorenc Jemini, ish-gjyqtar ndërkombëtar, mendon se “xhaketat e zeza” po e ndjejnë tensionin që përjetohet në këtë periudhë të vitit në futbollin shqiptar. Në “Procesi Sportiv”, ai tha se kjo tregohet nga pamja e lodhur e tyre para ndeshjeve, duke ndjerë më shumë se duhet peshën e asaj që po bëjnë. Ndërkohë, ai kritikoi edhe absurditetin shqiptar ku gjyqtarët marrin vesh se cilën ndeshje do të drejtojnë vetëm pak orë para zhvillimit të saj.  

“I shikoj arbitrat kur dalin në fushë shumë të lodhur. Jo fizikisht, i shoh të lodhur nga fytyra, me çehre që nuk më pëlqejnë fare. Nuk shikoj një arbitër që të qeshë, sikur po shkojnë në ludtë. Nuk e shoh një arbitër të qeshë, që kur dalin në rreshtim.

Gjyqtarët të flasin pas ndeshjes si vendosi Italia? Do shumë kohë që të vijë te ne. Me gjeni një vend në planet ku arbitrat lajmërohen 10 orë para ndeshjes. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë kjo. Arbitrat lajmërohen të premten në darkët për të shtunën. Ma gjeni një vend. Kjo ndodh sepse është presioni i madh. Edhe kur kam qenë unë ndodhte. Ndërkohë që Kosova, nuk po shkoj në Spanjë, i lajmëron arbitrat e i hedh në system që të mërkurën. Në kohën time para 15 viteve nxirreshin arbitrat që të enjten me short. Tani nuk i nxjerr njeri, se është sekret, top sekret. Nga kush mbahen sekret, nuk e kam kuptuar”, tha Jemini. /vipsport.al/