Ish-sulmuesi i Interit akuzon: Suning na la pa rroga, edhe drejtuesit u treguan gënjeshtarë

Një nga blerjet më të bujshme dhe më të mira të Suning për skuadrën e Jiangsu në Kinë ishte italo-braziliani Eder, të clin e transferoi nga Interi në klubin tjetër që zotëronte kompania. Eder u paraqit shumë mirë në këto vite me 32 gola të shënuar në 62 ndehsje. Por në fund, edhe ai ka mbetur mes katër rrugëve, pasi Suning vendosi të braktiste ekipin e Jiangsu për të hequr dorë nga investimet në futboll në Kinë.

Në një intervistë për mediat në Kinë, Eder nuk është kursyer kundër drejtuesve të klubit, duke lëshuar akuza shumë të ashpra. “Suning nuk dëshiron të investojë më në futboll, kanë treguar mungesë respekti ndaj të gjithë nënpunësve dhe lojtarëve. Thjesht na lanë pa rroga dhe nuk na lejuan që të luajmë në klube të tjera.

Kemi bërë arritje të mëdha për grupin Suning, por nuk kemi marrë as trajtimin dhe as respeketin që duhej të meritonim. Nëse grupi Suning falimenton, edhe mund ta kuptoj. Ne kemi qëndruar në hotel disa muaj, duke shpërndarë emrin e Suning në botë, por kemi marrë në këmbim një trajtim të tillë pa asnjë lloj respekti. Drejtori i përgjithshëm është shfaqur gjithmonë si një gënjeshtar. Na kishte thënë se me kalimin e kohës do të na kishte dhënë sa na takonte, por nuk ka respektuar kurrë atë që na ka premtuar”, ishin fjalët e Eder, që njollosin rëndë figurën e drejtuesve aktualë të Interit ku rrogat janë ngrirë gjithashtu prej disa muajsh. /vipsport.al/