

Gilman Lika, ish-kapiteni i Vllaznisë, është i bindur se kuqeblutë po dëmtohen nga ambienti që kanë rreth e rrotull në klubin shkdoran. Sipas tij, duhet ndryshuar mënyra se si përjetohet çdo rezultat, pasi tashmë Vllaznia rrezikon çdo objektiv, siç e shpjegoi në “Sport News Plus:”.
“Është fakt në Shkodër që nuk më pëlqen e nuk është pozitiv për ekipin. Jo tifozët, por ambienti rrotull klubit. Kur është mirë me fitore, fluturojnë. Kur humbin, shkojnë e fshihen. Kjo nuk duhet të funksionojë në futboll, duhet të jetë diçka e mesme. Kur fiton duhet të kesh më shumë kujdes e kur humbet duhet ta pranosh humbjen. Kjo ka ndikuar negativisht te ekipi, po të shohësh ndeshjen janë lojtarët me stres e tension, është e pamundur të krahasosh ekipin që luajti me Tiranën me atë të 5-6 javëve. Kjo është ndeshja më e dobët e sezonit, nuk e kam parë Vllazninë më parë të luajë një ndeshje pa krijuar një rast, Ndodh në futboll të humbasësh, por të humbësh një ndeshje pa krijuar asnjë rast është problematike e duhet studiuar shumë.
Ndjekësit e dimë që kanë kualitete më shumë se Vllaznia, ajo ka bërë supersezon falë punës së trajnerit duke i marrë maksimumin lojtarëve që arritën në atë pikë sa të krijonin diferencë. Por ka çaluar 5-6 ndeshje e ka mbrapa ekipe që kanë kualitet e fuqi, sigurisht që rrezikohet çdo gjë”, deklaroi ish-kapiteni I kuqebluve. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Vila: Iku një finale, mbeten erdhe 9 të tjera. Për ofertat vendos klubi
Lorenco Vila e mendon si finalen.
Gurishta: Luajtëm më mirë, pika nuk është keq, në fund triumfon kush gabon më pak
Erdenis Gurishta është një nga lojtarët.
Kamarata: Vazhdoj të besoj se Apolonia mund të mbijetojë. Edhe sot do të ikja nga Dinamo
Fabricio Kamarata, trajneri i Apolonisë, ka.
Tifozet historikisht jane ne ekstremitet e lumturise dhe zhgenjjimit.Kete aksiome e dine mire si trajneret dhe sportistet p rofesioniste.