Ish-futbollisti i Skënderbeut bëhet me ekip të ri, bashkohet me vëllain në Kroaci

Suad Sahiti është bërë me skuadër të re në ditën e sotme, teksa është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit të Shibenik në Kroaci. Ish-futbollisti i Skënderbeut, aventurën e fundit e kishte në Bosnjë me ekipin e Zrinjski Mostar, megjithatë tashmë do të provojë të shkëlqejë në një tjetër vend.

Kujtojmë se te klubi i Shibenik aktivizohet edhe vëllai i Suadit, Emiri, i cili në fakt me golat e tij në këtë sezon është shndërruar në një nga më të rëndësishmit i klubit kroat.

Kështu, edhe për Suadin do të jetë më e lehtë përshtatja e në këtë formë të kontribuojë për Shibenik, që aktualisht është në vendin e gjashtë të kampionatit elitar në Kroaci. /VipSport.al/