Ironizon Brdariç: Kundërshtarët bëjnë teatër dhe shtrihen në fushë, Vllaznia duhet të godasë më shumë portën

Tomas Brdariç është zhgënjyer nga ndeshja e sotme dhe mënyra se si humbi skuadra e tij në Durrës. Në një prononcim që ka dhënë pas ndeshjes në “Gol pas goli” në “Supersport”, trajneri i skuadrës së Vllaznisë ka pohuar: “Sot kemi humbur ndeshjen 1-0, sepse bëmë një gabim, një pasim të gabuar në fillim dhe u dënuam me një pasim të gabaur sot. Kjo ishte ndeshja. Pjesa e parë ishte nje ndeshje e barabartë dhe në të dytën kishim më shumë kontroll dhe treguam rrezik në sulm, por në këtë moment nuk kemi fat për të gjetur portën”, – tha fillimisht trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Brdariç.

“Pas ndeshjes mund ta analizoni si të doni ndeshjen. Nëse do të kishim fat do ta ndryshonim ndeshjen.  Por në këtë moment nuk kemi fat në zonë, goditëm traversën dhe gjuajtja e Cisesë me kokë doli jashtë dhe duhet ta pranojmë e dhe të punojmë e analizojmë, t’u japim lojtaëve përsëri besim se na duhet për ndeshjet e tjera”.

“Mendoj se për gjyqtarin ishte sot një ndeshje shumë e vështirë, se këtë teatër të kundërshtarëve nuk e  kam parë ansjëherë më parë, ky është një sport burrash dhe nëse i prek, këta bien, për mua nuk ishte e drejtë”.

“Kemi mungesa, kemi tri ndeshje në një javë dhe u japim besim atyre që janë në fushë dhe që janë të gatshëm. Sot, nëse kemi më shumë fat do të mernim një pikë në shtëpi. Nuk jam i zhgënjyer, por i bezdisur për ndeshjen. Kemi luajtur 45 minutat e dyta në sulm dhe Teuta ishte vetëm në mbrojtje, nuk bënë asgjë në ofensivë, thejsht u përpoqën të mbanin rezultatin dhe mendoj se duhet t’i japim besim lojtarëe që jemi në gjendje që të fitojmë ndeshjen e radhës”.

“Në këtë periudhë të kampiaontit, ne kemi një çështje për të zgjidhur. Se si do i zgjidhim, duhet ta mbajmë mendjen aty. Kemi problem se nuk çojmë krosime në zonë, nuk jemi në gjendje të gjuajmë, duket sikur lojtarët janë të bllokuar. Dhe si fillim nuk kam përgjigje për këtë, i analizojmë ndeshjet, i tregojmë lojtarëve se çfarë të bëjnë por për ta vënë në zbatim janë lojtarët. Kur analizon ndeshjet, duhet të pranosh kritikat. Por pas asaj duhet të tregosh një fytyrë tjeteër”.

“Duhet të përmriëosjmë lojën sulmuese, nëse bëjmë një gabim kundërshtari na ndëshkon menjëherë me një gjuajtje në portë. Duhet t’i tregojmë lojtarëve që duhet të godasin portën. I thashë Kaleziç që duhet të godasë portën”,-tha Tomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë në fund të ndeshjes.

/Vipsport.al/