IPKO Superliga/ Prishtina nuk fal në shtëpi, Gjilani ndalet në barazimin e tretë radhazi

Në ndeshjet e sotme të IPKO Superliga të Kosovës, Prishtina nuk ka gabuar në shtëpi, teksa kryeqytetasit kanë mposhtur në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0, ekipin e Llapit. Vendasit e zgjidhën sfidën në pjesën e parë, brenda katër minutave teksa në të 30-tën shënoi Krasniqi dhe në të 34-tën realizoi Shillova.

Pas këtij rezultati, Prishtina ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit me 47 pikë, vetëm një pikë larg Ballkanit kryesues. Sakaq, nga ana tjetër, Llapi është në vendin e shtatë me 26 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Gjilani është ndalur në një barazim 1-1 në fushën e tij nga Arbëria. Vendasit gjetën golin e avantazhit në minutën e 61 me anë të Bruqit, por pesë minuta nga fundi u ndëshkuan nga Marklei. Kështu, pas tre barazimeve radhazi, Gjilani renditet në vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Arbëria është në vendin e tetë me 26 pikë. /VipSport.al/

Ndeshjet:

Prishtina-Llapi 2-0

Gjilani-Arbëria 1-1