IPKO Superliga/ Drenica frenon Gjilanin, Feronikeli fiton në transfertë

Në ndeshjet e sotme që përmbyllën javën e 22 të IPKO Superligës në Kosovë, Gjilani u ndal në transfertë nga Drenica. Gjilanasit nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës dhe në këtë formë takimi përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Pas këtij takimi, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, ndërsa Arbëria gjithashtu mbetet në vendin e parafundit me 24 pikë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Feronikelo fitoi pastër në transfertë me rezultatin 0-3, përballë Arbërisë.

Miqtë iu falën golave të Malaj dhe Hotit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënoi edhe Kojaseviç.Pas këtij suksesi, Feronikeli ngjitet në vendin e gjashtë me 27 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Arbëria është në vendin e tetë me 25 pikë. /VipSport.al/