Intervista ekskluzive e Çukanit që spikati me Lushnjën dhe Partizanin: Më vjen mirë që u rikthye vëmendja te talentet vendase, 7-8 prej tyre do lënë gjurmë

Elmaz Çukani, është nga ata lojtarë që ka lënë gjurmë me Lushnjën në futbollin shqiptar. Çukani që dallohej për potretin e tij shtatlartë, spikati si talent dhe që në moshën 19-vjeçare u bë pjesë e Lushnjës në elitë, por duke kontrinbur edhe me Shpresat kuqezi, por është grumbulluar edhe me Konbëtaren A kur drejtohej nga i mirënjohuri Neptun Bajko.

Elmaz Çukani, ka luajtur edhe në Greqi, ndërsa tek Lushnja do të rikthehej në vitin 1996, me president Pëllumb Xhaferrin, e madje ishte edhe kapiten skuadre…

Elmaz Çukani, si trajner ka drejtuar edhe U-19 e Lushnjës me sukses. Ajo që vihet re është se tek Lushnja nuk ka shumë lojtarë vendas vitet e fundit, ku në dy dekadat e fundit mbahen mend brezi i Çukanit, Banos, Çelës, Malkos, Elezit e ndonjë tjetër, më pas me Prençen, Dabullën, Mankon, Gazhelin, Toshkallarin, Omerin, Mukën, Alt.Hysko e Arb.Hysko, apo më pas edhe Spaho, Boriçi, Çela, Sefa, Ndoni, Byzhyti, Bufasi, Taullau, e deri te Canka e Pepa që luajnë sot në Kategorinë e Parë… 

Sapo hyn në stadiumin e Lushnjës, të vret sytë në të majtë, aneksi, aty ku kanë dal me qindra lojtarë që kanë luajtur deri në Kombëtaren tonë, ndërsa prej vitesh ka projekte për restaurimin e  tij, por vetëm kaq… “Vipsport.al”, i mori një intervistë Elmaz Çukanit në lidhje me situatën e moshave te Lushnja që dikur furnizonte ekipet Kombëtare të moshave, deri në ekipin A…

-Çukani, ju i përkisni një brezi që kanë bërë histori me Lushnjën, po pse vitet e fundit Lushnja nuk ka më lushnjarë që spikatin në ekipin “mëmë” apo dhe në futbollin shqiptar?

Unë kam bër një artikull, në formë komenti para 2-3 muajsh dhe e kam publikuar në profilin tim në “Facebook”. Unë kam shkruajtur që në Lushnjë nuk kanë munguar asnjëherë talentet dhe këtë e them edhe sot me bindje madje sepse e njoh mirë mentalitet dhe ambientin që është shumë futbolldashës…

-Ju keni qenë edhe trajner me moshat a prodhon më “fidanishtja” e Lushnjës?

Po, unë kam qenë 3 vjet trajner i ekipit U-19 këtë 3-vjeçar kanë kaluar mbi 10 futbollistë nga ekipi U-19 tek ekipi i parë i Lushnjës, nuk është pak, sepse nëse ekipi parë afron lojtarë nga moshat edhe brezat që vijnë nga paratërinjtë punojnë me zell sepse e dijnë që do të luajnë me U-19, me shpresën që të bëhen pjesë e skuadrës së parë dhe të jenë pjesë e futbollit profesionist më pas.

-Por, vetëm këtë sezon, sepse vjet apo parvjet kemi parë lojtarë që kanë luajtur vetëm pasi ekipi ka dal nga objektivat…

Konstatimi është i drejtë, por në këtë moment, në ekipin e parë të Lushnjës janë 7-8 futbollistë që kanë kaluar nga U-19 dhe po luajnë titullarë madje. Ata po paraqiten shumë mirë, pasi unë i kam ndjekur dhe interesohem për ta sepse që te moshat kanë treguar se jan djem me perspektivë. Kam besim se do të lënë gjurmë, me eksperiencën që do të marin, do të jenë të vlefshëm për Lushnjën, por edhe më shumë…

-Çukanin do ta shohim trajner në një të ardhme të afërt?

Kurrë mos thuaj kurrë, më pëlqen që të punoj në futboll sepse kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Realisht më pëlqen të drejtoj, sidomos kur ka projekte. Me kismet…

Intervistoi: Erjon Saliu/Vipsport.al/