I kapur në flagrancë, Gjykata e Tiranës jep masën për sulmuesin Solomon

Teofilus Solomon, teksa po përgatitej të përshëndetej me Shqipërinë ku u aktivizua me Partizanin dhe të udhëtonte drejt Kuvajtit ku firmosi me Al Qadisa, u arrestua në flagrancë duke ushtruar dhunë mbi të dashurën e tij.

Kështu, për akuzën “Dhunë në Familje”, sulmuesi ka qëndruar për dy javë i izoluar, ndërsa sot Solomon është paraqitur në Gjykatën e Tiranës për të mësuar vendimin. Gjykata e Tiranës ka vendosur që lojtari të lirohet, por vetëm nëse paguhet një garanci prej tre milionë lekë.

Kjo shumë duhet paguar brenda pesë ditëve dhe në këtë formë, Solomon mund t’i rikthehet jetës së tij të mëparshme dhe të largohet nga Shqipëria për të vazhduar aventurën e re në Kuvajt, te ekipi ku luan edhe Lorenc Trashi. /VipSport.al/