Humbja me Egnatian në Vlorë dhe rreziku i rënies, Resuli largohet nga stoli i Flamurtarit

Dritan Resuli është larguar nga drejtimi i Flamurtarit pas humbjes së djeshme nga Egnatia 1-2 që kryeson Grupin A të Kategorisë së Parë. Duke parë edhe situatën e vështirë, dhe moszhvillimin e merkatos në Vlorë për shkak se është e bllokuar nga borxhet e mbartura në FIFA, me ish-lojtarë dhe ish-trajnerë, trajneri ka vendosur të jap dorëheqjen nga skuadra vlonjate.

Lajmi bëhet me dije nga “Report TV” që thekson se Resuli nuk do të jetë më në krye të Flamurtarit.

Në 13 javë të luajtura në Grupin B, Flamurtarit renditet në vendin e 7 me vetëm 7 pikë, ndërsa në fillimin e garës, nga ana e administratorit Idrizi si dhe trajnerit Resuli u premtua elita, nisur edhe nga emri i madh që ka klubi kuqezi në futbollin shqiptar.

E.S./Vipsport.al/