Hafizi: Jemi kthyer 30 vite mbrapa të futbolli prish e mos ndërto. Një trajner shqiptar do e kishim mbytur sot

Astrit Hafizi i ka komentuar si të pakuptimta fjalët e trajnerit Edi Reja i cili shihte si pozitive sfidën e sotme të humbur me Anglinë. Në “SuperSport”, ish-trajneri i përfaqësues deklaroi se ishte e pakuptimtë të flitej për progres, kur loja e Shqipërisë ishte kthyer ajo e 30 viteve më parë.

“Ajo që pashë në fillimin e lojës ishte ndryshe nga formaiconi që mendova para ndeshjes, me ndryshimet mendova se ishte mirë. Nuk më shqetëson aktivizmi i njërit a tjetrit, se diferenca është e vogël, lojatrët aty-aty janë përveç Hysajt e Gjimshitit që bien në sy. Por detyrat që i janë dhënë se lojtarët zbatojnë detyrat.

Të kthehemi 30 vite pas ku futbolli ynë ishte rri e prish lojën e mos mendo për ndërtimin e lojës është fatkeqësi. Po shihnim Gjeorgjinë me Spanjën. Edhe ata kishin kundërshtar të fortë si Spanja por guxuan, shumë biles, shkoi e shënoi golin, pati disa raste të bukura. Po të mundin ashtu është premisë e mirë që kjo skuadër do të shkojë më lart. Ne me të vërtetë patëm përballë një nga katër më të fortët e Europës, por mentaliteti që përmend Reja që do të ndërtonim nuk ndërtohet me këto detyra që jepet. Por Hysaj ka dalë vetëm një here me pasime, ishte goditje këndi, pasim gabim që iu dha topi e sulmoi e kaq. Pastaj është e pashpjegueshme edhe teorikisht, edhe profesionalisht, që duhet futbolli, kështu jo. U kthyem te Spanja që erdhi këtu e nuk shkuam një herë ne portë e prapë 2-0 humbëm me Spanjën. Është fatkeqësi që mentaliteti e këto kushte që ka ekipi kombëtar nuk justifikon asgjë. Lojtarët tanë luajnë në Serie A e Gjermani të jetë ky nivel i lojës. Lojtarët i zbatuan detyrat në mënyrën maksimale.

Aj që të bën pak përshtypje duke pare në profesionist, një trajner me eksperiencë që të jep një përgjigje e tillë që ishim mire në mbrojtje kur ne nuk kemi pasur probleme mbrojtje të tilla. Kemi luajtur me De Biazin e Panuçin. Ne patëm vështirësi në sulm, për të krijuar, për çfarë është ky ndërrim mentaliteti? Duke dhënë veprime në mbrojtje, duke vënë Çikalleshin në krahun e djathtë? Kjo lë një shije të keqe.

Nuk ka më mbrojtje të pësojë 4 a 5 gola, ka ikur ajo periudhë te Shqipëria kur kemi pësuar kaq shumë gola. Ardhja e një trajneri Italian me gjithë këto shpenzime, për çfarë është? Jam i bindur se një trajner shqiptar në vendin e tij nëse nuk do të kishte luajtur më mirë, edhe me 2-0, atëherë them se futbolli jonë ka marrë fund. Kjo është ajo që më shqetëson.

A sheh ndonjë gjë që është rregulluar në krahasim me paraardhësit? Pasimi, mbajtja e topit, sulmi? Aq më tepër sot? Çfarë mbani mend nga loja jonë? Çfarë ka lënë shenjë, problem është që në kombëtare secili të vijë e të vërë një tullë që futbolli të vazhdojë të eci dhe jo të heqë të shkojë më keq. Ky është ndryshimi që presin, nuk e vë në dyshsim atë që ka eksperiencë e profesionalizëm, por kështu si e vë skuadrën në fushë… I biem Çikalleshit, por është gabimi i Rejas.

Luhet me sistemin me 3 e kaljmë me 5. Aludohet kështu, por sistemi ynë sot ishte 9-1, më vjen keq, të gjithë ishim mbrapa e vetëm Broja para. Kjo është e ardhmja e futbollit? Asnjë nuk ka pretenduar të fitojë me Anglinë. Një trajner shqiptar ne sot do e kishim mbytur me ndeshjen e Andorrës dhe këtu. Nuk është normale. Vetëm futboll nuk kemi bërë këto dy ndeshje. Ai thotë na shënuan me vetëm një gjuajtje po traversa që mund ta bënte 2-0? Po Berisha që shpëtoi portën? Nuk është justifikim ky”, tha Hafizi. /vipsport.al/