Gjyqtari me stemën e FIFA-s e bën baltë në Burrel, i mohon penallti Besëlidhjes

U luajt sot sfida Burreli-Besëlidhja e cila përfundoi me fitoren me rezultatin 1-0 për skuadrën matjane. Por, duket se kontestohet sërish gjyqtari në ndeshjen e Burelit dhe pikërisht sot ndaj Besëlidhjes, këtyre të fundit u është mohuar një penallti.

Në një rivënie të gjatë të portierit të Besëlidhjes, topi shkon te sulmuesi Milovanoviç, teksa ky i fundit pengohet nga mbrojtësi i Burrelit brenda zonës, por për gjyqtarin Xhaja që ndjek aksionin, faulli ka qenë jashtë zone dhe nuk ka akorduar 11-metërsh.

Ky moment ka tërbuar stafin e skuadrës së Besëlidhjes, me në krye trajnerin Sinan Bardhi dhe ndihmësi i tij, Bledar Vashaku.

E.S./Vipsport.al/