Gent Muça: Tifozët e Tiranës na falën 5 vite pa fitore në derbi. Më shumë emocione te fitorja 2-1

Gentian Muça i ka dhënë pas shumë vitesh lamtumirën Tiranës për të provuar një eksperiencë të re te Prishtina në futbollin kosovar. Por sigurisht kujtimet e tij më të gëzueshme janë të lidhura me ngjyrat bardheblu, sidomos pas një sezoni si ai i kaluar që u mbyll me titullin kampion, por edhe me kthimin te sukseset në derbi.

Ai mbetet një figurë shumë e dashur për tifozët bardheblu dhe pranon se në vitin e kaluar, kjo lidhje kishte pasur një etapë të veçantë pikërisht pas derbive, e sidomos pas atij ku triumfuan 5-1. “Kënaqësia më e madhe që vlen për t’u kujtuar ishte fitorja 5-1 me Partizanin. Ishte moment shumë i veçantë sa edhe ata thanë ua kemi falur ato 5 vite pa fitore”, tregoi Muça në “Jashtë Loje”.

E megjithatë, ai derbi që nuk do të harrohet kurrë për Muçnë e ku ka përjetuar emocionet më të mëdha, ishte pikërisht ai që theu mallkimin pesëvjeçar. “E kujtoj shumë mirë entuziazëm i paparë, u harrua për momentin që ishim në vend të 8. Ishte besim shumë i madh. Çunat kanë dal rrugëve, por unë kam përjetuar në 2-1 në fakt emocione më të forta, shihja vetëm golin e minutës së fundit deri në 2 të natës në shtëpi“, tregoi ish-kapiteni i bardhebluve. /vipsport.al/