Gabimet e arbitrave, FSHF porosi të veçanta para javës së 23-të

Gabimet e arbitrave që po rezultojnë edhe përcaktues në rezultatet e ndeshjeve kryesore në Kategorinë e Parë, apo dhe në Superiore, sigurisht që kanë marrë edhe vëmendje në FSHF. Kështu, nga sa bëhet e ditur, gjyqtarëve u është tërhequr vëmendja dhe u është kërkuar që të bëjnë kujdes në këto momente delikate të garës.

Kujtojmë që kanë qenë të shumta klubet në elitë që kanë pasur pretendime, e madje në bazë të pamjeve dhe videove u janë mohuar të drejtat e tyre, e jo më kot që situata të mos agravojë edhe më shumë, në FSHF u kanë kërkuar gjyqtarëve që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të shmangin gabimet…

Kujtojmë që klubi i Kukësit, me anë të preidentit Safet Gjici deklaroi edhe zyrtarisht në media se do të bëj një kallëzim penal për gjyqtarin e ndeshjes me Laçin, Klajdi Kola…

Kjo duket se ka shtyrë edhe dizenjatorët dhe zyrtarët më të lartë të institucionit që drejton futbollin që të marin situatën në dorë…pasi në sezonet e mëparshme ka pasur edhe raste dhune, nga pakënaqësi arbitrare…

E.S./Vipsport.al/