

Situata e paqartë me COVID-19 në kontinent ka bërë që shumë trajnerë të kombëtareve të mos bëjnë plane fikse për grumbullimin e muajit mars, ku përveç të tjerave në Europë nuk do të luhen 2 ndeshje të kualifikueseve të Botërorit por 3, si pasojë e ngjeshjes së kalendarit. Teknikët e ndryshëm i frikësohen infeksioneve në radhët e skuadrave të tyre, apo edhe refuzime nga klubet të cilat nuk duan të shohin futbollistët të rrezikojnë në udhëtimet që do të kryejnë në zona të rrezikshme e duhet të humbim shumë ditë më pas në karantinë.
Për këtë situatë, shumë trajnerë po ndërtojnë lista gjigante paraprake, duke llogaritur si të sigurta mungesat e futbollistëve për ndeshjet e këtij muaji. Kështu ka vepruar edhe një nga rivalët e Shqipërisë në grupin e kualifikuesve të Botërorit, Polonia.
Te kjo e fundit debuton në pankinë Paulo Sousa, i emëruar vetëm në fund të janarit për çudinë e të gjithëve pasi nuk pritej një ndryshim i tillë. Trajneri portugez ka vendosur që për ndeshjet kundër Hungarisë, Andorrës dhe Anglisë të ketë në dispozicion në listën e madhe 35 futbollistë. Të pranishëm janë të gjithë emrat e njohur nga porta në sulm si Shçzesnji, Glik, Grosiçki, Zielinski, Levandovski, Milik apo Piotek.
LISTA
PORTIERE: Bartłomiej
Drągowski (Fiorentina), Łukasz Fabiański (West Ham United), Łukasz Skorupski
(Bologna FC), Wojciech Szczęsny (Juventus FC)
MBROJTES: Jan Bednarek (Southampton FC), Bartosz Bereszyński (UC Sampdoria), Paweł Dawidowicz (Hellas Verona), Kamil Glik (Benevento Calcio), Michał Helik (Barnsley FC), Tomasz Kędziora (Dynamo Kiev), Kamil Piątkowski (Raków Częstochowa), Tymoteusz Puchacz (Lech Poznań), Arkadiusz Reca (FC Crotone), Maciej Rybus (Łokomotiv Moscow), Sebastian Walukiewicz (Cagliari Calcio)
MESFUSHORE: Rafał Augustyniak (Urał Jekaterynburg), Kamil Grosicki (West Bromwich Albion), Kamil Jóźwiak (Derby County), Bartosz Kapustka (Legia Varsaw), Michał Karbownik (Brighton & Hove Albion FC), Mateusz Klich (Leeds United), Sebastian Kowalczyk (Pogoń Szczecin), Kacper Kozłowski (Pogoń Szczecin), Grzegorz Krychowiak (Łokomotiv Moscow), Karol Linetty (Torino FC), Jakub Moder (Brighton & Hove Albion FC), Przemysław Płacheta (Norwich City FC), Bartosz Slisz (Legia Varsaw), Sebastian Szymański (Dynamo Moscow), Piotr Zieliński (SSC Napoli)
SULMUES: Dawid Kownacki (Fortuna Duesseldorf), Robert Lewandowski (Bayern Munchen), Arkadiusz Milik (Olympique Marseille), Krzysztof Piątek (Hertha BSC), Karol Świderski (PAOK FC)
more recommended stories
Liga e Europës / Roma mbijeton në katërshe, Arsenali e zgjidh në transfertë (VIDEO)
Arsenal, Mançester Junajtid, Roma dhe Vijareal.
Dyshonin COVID por ishte malarie, Aubamejang konfirmon gjithçka: E mora në Kombëtare
Udhëtimi për t’iu bashkuar përfaqësueses së.
Rrëfimi i Kanavaros: Mendova të lija futbollin kur isha te Interi
Fabio Kanavaro teksa ngre lart Kupën.
Telashe për Ibrahimoviç, zotëron kompani bastesh dhe rrezikon tre vite pezullim nga FIFA
Nuk kanë fund problemet për Zlatan.
Leave a Comment