FOTO/ Tri javë në heshtje për shtyp, vëmendje te infrastruktura. Ja ç’po ndodh me aneksin në Durrës

Teuta është larg pritshmërive, pasi durrsakët me merkaton që kanë bërë apo dhe me ruajtjen e grupit të sezonit të shkuar synonin që të ishin pretendentët kryesorë këtë sezon për titullin kampion.

Në Durrës kanë tri javë që janë në heshtje për shtyp, një vendim i klubit që synon që skuadra të jetë e përqendruar tek sfidat delikate që ka, ndërsa drejtuesit këtë periudhë janë angazhuar edhe me infrastrukturën. Kështu në fushën e aneksit të “Niko Dovanas” ka pasur ndërhyrje, e madje do të rinovohet tapeti i barit artificial.

Në atë fushë është stërvitur skuadra e parë, por luajnë dhe stërviten edhe moshat në vitet e fundit. Akademia ka pasur prioritet nga ana e krerëve më të lartë të klubit durrsak, e madje kanë nxjerrë edhe lojtarë të cilët synohet që të shiten më pas edhe jashtë vendit dhe që po bëjnë mirë me skuadrën e parë duke lënë gjurmë edhe në Superiore.

Ndërkohë që në ndeshjen e radhës me Laçin në kampionat, në Durrës rikthehet Kuros si dhe mungon mesfushori Erando Karabeci për shkak se ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë…

E.S./Vipsport.al/