FOTO/ Një ditë pas akuzave të trajnerëve, Dinamo tregon versionin me fakte: Trajneri u shkarkua për mungesë rezultatesh…!

Dinamo pak minuta më parë ka reaguar sërish në rrjetet sociale, madje duke nxjerrë edhe një shkresë, shkarkimin e trajnerit Moriero, që sipas bluve ka ndodhur që në datën 28.02.2021. Deri këtu “OK”, por…diçka nuk shkon.

Sepse blutë për të qenë më transparent mund ta nxirnin ditën e djeshme dhe të faktonin shkarkimin, menjëherë sapo trajnerët u larguan dhe hodhën akuza të rënda madje ndaj klubit blu, madje edhe se nuk janë paguar…!

Në fakt, nuk është hera e parë, pasi tek blutë është folur për probleme pagash edhe vjet disa herë, madje ka pasur edhe protesta nga lojtarët, apo dhe këtë sezon…

Më poshtë do të gjeni edhe shkresën e klubit blu, ku është firmosur ngaa presidenti Pontreli shkarkimi Ii trajnerit italian, Françesko Moriero, që sipas bluve ka ndodhur që në datën 28.02.2021, për shkak të lojërave jo të mira apo dhe mungesës së harmonisë brenda grupit…

E.S./Vipsport.al/