FOTO/Më në fund Solomon fiton lirinë, menaxheri poston foto me ish-sulmuesin e kuq

Sulmuesi nigerian i skuadrës së Partizanit në pjesën e parë të këtij sezoni, por edhe një kampionat më parë, nigeriani Teofilus Solomon ka fituar lirinë ditën e sotme. Kujtojmë që ish-sulmuesi i Partizanit, Solomon u arrestua pak ditë më parë nga Policia.

Futbollisti akuzohej për dhunë  ndaj partneres, me Gjykatën e Tiranës që vendosi masën e sigurimit personal “Garancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë, e cila duhej të paguhej brenda 5 ditëve.

Ështrë menaxheri Franci Bode që ka postuar një foto me nigerianin që tashmë do të lërë Shqipërinë për të shkuar në Kuvajt dhe për të nisur eksperiencën e re me skuadrën e Al Kadisia, aty ku do të gjejë edhe shokun e skuadrës dhe kapitenin, Lorenc Trashin.

Ja foto e postuar nga menaxheri Franci Bode me nigerianin…

E.S./Vipsport.al/