Flamurtari, një brazilian që e njeh Shqipërinë pritet të drejtojë ekipin

Nga sot, Dritan Resuli nuk është më trajner i skuadrës së Flamurtarit dhe menjëherë në skuadrën kuqezi janë vënë në kërkim të trajnerit që do të drejtojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit, ku synimi është që të mbijetojnë në Kategorinë e Parë.

Por, përgatitësi atletik, Rusi Sampaio, të cilin e solli te Flamurtari ish-trajneri Marcelo Troisi është kandidati potencial për stolin kuqezi, duke qenë se e njeh edhe me mirë klimën në Vlorë, ku ka qenë dy sezonet e fundit.

Jo vetëm kaq, por ai ka qenë edhe prej vitesh në vendin tonë, sidomos si staf te Kukësi me Troisin, kur ishte trajner…Kujtojmë që edhe vjet, ai e ka drejtuar ekipin në mungesë të Troisit, apo dhe në Kategorinë e Parë këtë sezon, kur trajneri Dritan Resuli ka pasur probleme shëndetësore.

Gjithsesi, gjithçka pritet që të zyrtarizohet nesër dhe duket se do të jetë administratori Idrizi, ai cili pritet që të zyrtarizojë tashmë trajnerin e ri të skuadrës kuqezi…

E.S./Vipsport.al/