Ende pa gol në Skoci, shoku i skuadrës optimist për Kamberin: Ka ndikuar shumë në skuadër, kënaqësi ta kemi

Pas aventurës në Zvicër, Florian Kamberi është rikthyer sërish në Skoci, këtë herë në radhët e Aberdin. Por, sulmuesi i kombëtares ende nuk e ka gjetur golin me ekipin e ri në këto ndeshje, edhe pse për shokun e skuadrës, Ash Tajlor kjo nuk është shumë problem pasi shprehet i sigurt se ai do të shënojë shpejt. Ndër të tjera, Tejlor thekson se Kamberi ka ndikuar shumë te skuadra e Aberdin.

“Golat do të vijnë edhe për Kamberin, performancat e tij kanë qenë shumë të rëndësishme për ne që të qëndrojmë lart në fushë.

Ai është gjithnjë në kërkim të topit, më pëlqen Floriani. Kam luajtur edhe kundër tij dhe ai është shumë i dobishëm. Është kënaqësi ta kemi në kampin tonë tani. Floriani është treguar fantastik dhe ka pasur një start të mirë”, u shpreh Kamberi. /VipSport.al/