E papritur! Moriero dhe Mikoli kanë dhënë dorëheqjen nga Dinamo!

Françesko Moriero dhe Fabricio Mikoli duket se kanë vendosur që të ndërpresin para kohe eksperiencën e tyre në radhët e Dinamos, vetëm pak muaj pasi pranuan që të uleshin në pankinën e bluve kryeqytetas.

Të dy kanë paraqitur sot dorëheqjen e tyre para presidentit Pontreli, për të ndërprerë marrveshjen që i lidhte me blutë, ku kishin ardhur me shumë entuziazëm për në projekt të ri. Nuk shpjegohen arsyet e këitj vendimi dhe nuk ka asnjë komunikim nga klubi i Dinamos, por kjo është padyshim një e papritur pasi palët dukej se po punonin në unison për të ngjitur skuadrën përsëri në elitë.

Dinamo vazhdon të jetë kryesuese në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe shihet nga të gjithë si pretendente kryesore për kthimin në elite. Ajo ruajti vendin e parë në fundjavë me një fitore minimale 1-0 ndaj Orikut. /vipsport.al/