Dy rikthime titullarësh, pritet edhe sulmuesi, por Tirana në hall për dy të huajt!

Fitorja ndaj Bylisit, e dyta radhazi. Sigurisht që ka rikthyer besimin në radhët e  skuadrës së Orges Shehit. Gjashtë pikët e fundit i kanë dhënë optimizëm, por duke parë edhe afërsinë me ekipet që ka mbi në tabelën e renditjes, te bardheblutë, nisur edhe nga fakti se luhet edhe një fazë e gjysmë gati, do të synojnë maksimumin e pikëve.

Tashmë që në formë po vjen edhe Seferi, një nga afrimet e bujshme në janar, apo janë rikthyer edhe Kale e Çelhaka nga dëmtimet e gjata, synohet që Europa të mos diskutohet.

Por, para transfertës me krutanët, te Tirana janë në hall, pasi Agustin Toarasa dhe Elton Kale janë jashtë formës dhe nuk po marin minuta edhe për shkak të dëmtimeve që i mabjnë “peng” dy nga liderët e mesfushës së sezonit të shkuar.

Ndërkohë që rikthehet Idriz Batha dhe Filip Najdovski, i pari i pezulluar dhe i dyti pasi kaloi “Covid-19”. Ndërkohë që edhe Danso, me shumë gjasa do të jetë…Por, ajo që shqetëson më shumë Shehin aktualisht dhe në këtë fazë kulminante të garës është gjendja e Toarsës dhe Kalesë.

E.S,./Vipsport.al/