Dovedan: Teutën duhet ta mundim, nuk e meritojmë këtë pozicion

Pas disfatës me Tiranën në kryeqytet, trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan ndalet dhe flet për ndeshjen e nesërme me Teutën: “E kam thënë për pozicionin që ne kemi, duhet të fitojmë çdo ndeshje, sidomos në fushën tonë. Teutën edhe vjet në Ballsh e kemi mundur, edhe në fazën e parë, ne kemi qenë më lartë se kundërshtari.

Kështu që duhet që ta mundim edhe në këtë ndeshje. Duhet që të futemi në fushë dhe të jemi shumë të përqendruar, që te topi i parë e deri në vërshëllimën e fundit, kështu i fitojmë ndeshjet. E rëndësishme është që ne në këtë fundkampionati kemi organikë, madje kemi lojtarë me eksperiencë, apo dhe lojtarë të rinj që po bëjnë mirë edhe me U-21”,-tha ndër të tjera trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan.

I pyetur duke qenë se luan me një pretendent për ttiull, e kënq barazimi, Dovedan ka pohuar: “Do të luajmë për të fituar, këtë u kam thënë edhe djemve. Nuk ka arsye, është një kampionat që renditja lëviz, me dy ndeshje, kështu që neve duhet që të tregojmë vlera dhe sidomos në fushën tonë. Bylisi nuk e meriton këtë pozitë, ndaj duhet që të mundim edhe këto ekipe dhe të tregojmë se ne jemi një ekip vërtet i mirë dhe që ka dëshirë që të shfaq vlera”, – tha trajneri Veljko Dovedan, që prej tri sezonesh është në krye të pankinës së skuadrës mallakastriote.

Bylisi pritet që të mos bëjë lëvizje në sfidën me Teutën edhe për faktin se skuadra ka funksionuar në javët e fundit, ndoshta mund të ndërhyhet dhe të përforcohet mbrojtja dhe mesfusha në qendër në këtë ndeshje. Me shumë gjasa, një prej Ymeralilaj ose Ntepe mund të luajë në linjën e djathtë, ndërsa në mesfushë Ujka pritet që të jetë në qendër. Gjithsesi, Dovedan duke qenë se u dha shansin edhe Harbës apo dhe Morgon e Kojiç, mund të hedh edhe ndonjë prej tyre që nga minuta e parë ndaj durrsakëve në Ballsh. Gjithsesi, vetëm sot pritet që trajneri i mallakastriotëve pritet që ta ndaj mendjen për 11-shen që do të hedhë në fushë, pasi si në rrallë ndeshje, Bylisi I katë gjithë lojtarët gati. /Vipsport.al/