Dovedan: Nuk është se fitoi Tirana, kjo është cilësia e lojtarëve tonë

Bylis nuk mundi të bënte surprizën në Selman Stermasi teksa u mposht pastër nga Tirana me rezultatin 2-0.

Trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan ka mbetur i pakënaqur nga loja e të tijve teksa në prononcimin pas ndeshjes për Supersport, ai theksoi se nuk ishte Tirana që fitoi, por cilësia e organikës së ekipit të tij ndikoi drejtpërdrejt në rezultat duke qenë se lojtarët bënë gabime.

“Nuk është se fitoi Tirana, u ndëshkuam nga dy gabimet tona. Te goli i parë, mbrojtësi lejon lojtarin të shënojë dhe e njëjta gjë edhe te goli i dytë. Ishte gabim i yni që solli të dytin. Luajtëm mirë në pjesën e parë, por çdo ndërim që bëmë nuk e ndryshuam lojën. Kjo është cilësia e lojtarëve”, u shpreh Dovedan. /VipSport.al/