Djarmati: Në vështirësi se nuk jemi më surprizë. Një fitore me Teutën na kthen ku ishim

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, mendon se kuqebluve u mjafton një fitore ndaj Teutës për t’i kthyer në euforinë dhe lojnë ku ishin deri pak javë më parë. Në një prononcim për “Procesi Sportiv” ai shpjegoi se kjo vështirësi me të cilën po ndeshej ekipi, vinte nga fakti se tani të gjithë ishin shumë më të motivuar ndaj Vllaznisë që nuk ishte më surprizë për askënd.  

“Ka një javë që merremi si do të dalim nga situata, ne çdo ditë provojmë si të dalim nga ajo situatë e të kthehemi ku kemi qenë para 3-4-5 javësh. Ne nuk jemi më surprizë e kampionatit, jemi ekip real, që lufton për titullin kampion dhe vendet për Kupat e Europës. Këtu jemi dhe nuk jemi më surprizë, çdo ekip jep 120% me ne. Nuk kemi ndryshuar shumë gjëra, i vetmi problem që mendoj ka ndikuar më shumë është stërvitja, për fushat, për barin sintetik, nuk ishte në nivelin që kishim qejf ne.

Po bëjmë analizë, mundohemi çdo ditë të shkojë aty ku ishsim më parë. Nuk kemi probleme financiare deri më tani, klubi është mbështetur në maksimum në çdo lëvizje. Mendoj se kemi nxjerrë maksimumin nga lojtarët dhe buxheti për skuadrën.

A ka aleanca? Mi thoni pak kush janë këto aleanca, rreshtoni kush janë.

Klubi në ankand? Është e vërtetë me datë 9 mund të vijë një pronar tjetër e do të thotë që nuk do të jeni më. Ka shumë mundësi. Por unë kam besim që personi që na ka sjellë, Alban Xhaferi, besoj se na ka dhënë mbështetje, ka besim e ka qejf të marrë klubin. Por ai është ankand e çdokush mund të bëjë ofertën.

Kemi diskutuar a na duhet psikolog, por kemi vendosur për momentin jo. Kemi trajner që bën edhe psikologun. Jam i sigurt se me një fitore ndaj Teutës, do të jemi aty ku kemi qenë më përpara. Por nuk është e thjeshtë.  

Vllaznia e ka absolutisht grupin, është i bashkuar. Edhe një herë e çoj te analiza, këto janë lojtarët që kemi dhe kemi marrë maksimumin, edhe sot jemi një nga ekipet e ndërtuar për Kupat e Europës dhe objektivi i parë janë Kupat. Nëse kapim trofe është mirë për ne. Askush nuk ka përmendur që do të dalim kampion apo kemi dalë më deklarata. Jemi ekip që ka mundësi të krijojmë shumë probleme.

Bonuse? Kemi njerëz që nuk dalin në media, por që pas ndeshjeve vijnë e japin para nga xhepi për ekipin, si premio. Vijnë pas ndeshjeve e japin para nga qejfi”, tregoi Djarmati./vipsport.al/