Disiplina/ Kthehet makthi i pagesave të pashlyera, disiplina kërcënon Skënderbeun dhe Flamurtarin

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur ditën e sotme vendimet për ndeshjet e kaluara të futbollit në Shqipëri. Masat janë marrë kryesisht për kategoritë inferiore, ndërsa Superiore nuk ka pasur probleme. Por, nga vendimet, ajo që bie në sy është një paralajmërim që merr Skënderbeu dhe Flamurtari mbi çështjen e rrogave. Korçarët përmenden në vendimet e Komisionit të Disiplinës prej situatës me Leonit Abazin, ndërsa vlonjatët prej çështjes me Ergi Lubanin. Kështu, Skënderbeu dhe Flamurtari duhet të zgjidhin këto probleme brenda 30 ditëve, për të mos rrezikuar penalizime të rënda.  

Vendimet:

  1. Lojtari i SHS Përmeti, Eni Xhako, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i SHS Përmeti, Paulin Zhamo, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  3. KF Delvina, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  4. Lojtari i KF Delvina, Marjus Braculla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Delvina, Mikeljano Cuno, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Maliqi, Mario Kame, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i FK Këlcyra, Petrit Durro, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i SHS Albpetrol, Xhuljano Ferko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i FK Skrapari, Klisman Nasufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  11. KF Mirdita, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Ada, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  12. Shkëndija C.T U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  13. KF Vllaznia U-13, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-13 Grupi A, kundër KF Laçi U-13, në bazë të Nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  14. Rrëzimin e kërkesës së KF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit tëC Bulqiza, Albion Koxherri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  17. Mospranimin e kërkesës së F.C Bulqiza, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  18. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Leonit Abazi. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  19. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ergi Lubani. Flamurtari FC, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 33, datë 03.10.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.